Debatet në PD, Kadilli: Përplasja mes Bashës dhe Berishës e panevojshme, po e bëjnë për interesa personale, demokratët po dëmtohen

Nga përplasja e Sali Berishës me kryetarin e PD-së Lulzim Bashën, demokratët po dëmtohen dhe debati politik mes tyre, por bëhet vetëm për interesa personale të secilës palë dhe jo në interes të elektoratit të djathtë. Kështu ka deklaruar në Report Tv, ish anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike Fatbardh Kadilli, i cili nënvizoi se ky është një derbi nga i cili nuk ka përfitim askush e aq më pak demokratët, duke shtuar se të dy janë një barrë për PD-në.

Kadilli thotë se qytetarët duan opozitë, ndërkohë që Basha dhe Berisha po e kthejnë axhendën e partisë në funksion të tyre. Kadilli solli sërish në vëmendje implementimin e 'Manifestit politik', që ka shpalosur gjatë kandidaturës së tij për kryetar PD-je, duke theksuar se opozita duhet të ngrihet mbi kauza të vërteta morale dhe jo mbi kurthe të njëri-tjetrit.

'Është një përplasje e panevojshme, shpenzim i madh për opozitën dhe asnjë nga demokratët nuk fiton. Nuk fiton opozita, Basha mori një vendim për të përcaktuar karrierën e tij dhe tjetri reagon vetëm për interesin e tij personal sepse asnjëherë nuk ka folur për asnjë lëvizje të Bashës. Ky është një derbi nga i cili nuk kanë përfitim askush e as më pak demokratët. Ne kemi filluar që të implemtojmë manifestin politik, u kemi bërë thirrje demokratëve që mos të bashkëkohen me ati të dy, sot janë të dy barrë në mënyrën sesi implementojnë. Çfarë ka sot  të re Berisha, kur në 3 muaj më parë i shpalosëm idetë për PD-në. Nuk kanë asnjë interes për PD, por kanë interes vetëm për veten e tyre. Berisha ka zgjatur hijen e tij nëpërmjet Bashës. Po kthehet e gjithë partia në shërbim të njërit apo tjetrit. Aksioni politik dhe strategjia nuk ekziston. Në Kuvend nuk tha asgjë se do kemi një zgjidhje politike. Shoqëria pret tjetër gjë. Nuk dua të bëj llogaritë e tyre, por do të punoj të arrij të materializoj të gjitha idetë që kam shpalosur në manifestin për PD. Modeli i Bashës është Sali Berisha, pasi doli edhe kundër departamentit, por e ka marr këtë vendim për të siguruar dy hapa më shumë në karrierë. Qytetarët duan opozitë, nuk vjen për pazare të pista, kur i mësoi në mesnatë i mësoi ato. Opozita ngrihet mbi kauza të vërteta morale, jo mbi kurthe të njëri-tjetrit.'- tha Kadilli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:50
Berisha pritet me ovacione, Kadilli: Nuk me impresionon, i flet emocionit e jo arsyes! Do të sigurojë mbijetesën politike pasi u shpall 'non grata'

Për Fatbardh Kadillin, ovacionet në takimet e Sali Berishës nuk janë impresionuese, pasi mitingjet, sipas tij ka ditur që t'i bëjë shumë mirë ish-lideri i PD-së, ndërkohë që shton se këto thirrje s'u shërbejnë aspak demokratëve. Ish-anëtari i kryesisë në PD, thekson se 'Foltorja' që po organizon Berisha, po e bën vetëm që të sigurojë mbjetesën e tij politike pasi u shpall 'non grata' nga SHBA.

'Berisha del e bën mitingje i fol emocionit e jo arsyes, kjo gjë si ka shërbyer PD-së. Ky lloj kontigjenti politik nuk sjellë asnjë dobi për demokratët. Nuk më impresionon fare, ky është i vetmi shteg politik i tij di ta bëj mirë ka talentin për të bërë komunikon me turmat. Por a marrin përgjigje demokratët nga kjo? Ngrihen njerëzit e Berishës e harrojnë Ramën e duan të rrëzojnë Lulzim Bashën, kjo s'u shërben demokratëve. Futja në këtë kurth është për të mpirë instiktin politik.  Mbetem sfidant i Lulzim Bashës dhe refuzues i Sali Berishës. Një politikan që shpallet 'non grata' ka kosto politike dhe përpiqet që të strehojë brenda një force politike për të mbijetuar.'- tha Kadilli.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KOK TUL KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 22/09/2021 06:13

    O Fatbardh Kandili po ju komplet si parti jeni jasht çdo norme shoqërore. Ju jeni parti e anarshis e parti hajdutësh e kriminelësh. Prandaj ju s' vini kurr në pushtet po nuk u reformuat rënjësisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë