Kairo, 40 viktima nga përleshjet
Qeveria paraqet dorëheqjen

Kairo, 40 viktima nga përleshjet<br />Qeveria paraqet dorëheqjen
Pas një fundjave gjaku dhe përleshjesh në sheshin Tahrir, në Kairo, në një javë nga zgjedhjet legjislative, dhuna ka pushtuar kryeqytetin. Sipas burimeve mjekësore numri i viktimave ka arritur në më tepër se 40 dhe të plagosurit janë mbi 1800, ndërkohë që bilanci zyrtarë është 22 të vdekur. Pas kësaj situate gjatë orëve të mbrëmjes ka ardhur lajmi i dorëheqjes së kryeministrit Essam Sharaf dhe të kabinetit të tij. Sharaf i ka paraqitur dorëheqjen këshillit të lartë të forcave të armatosura, i cili po vlerëson nëse do ta pranojë apo jo.

Sharaf i kishte lënë mandatin e tij ushtarakëve, në datë 10 shtator pas sulmit në ambasadën izraeliane në Kairo. Por këshilli i lartë i forcave të armatosura nuk e pranoi dorëheqjen.

Sot, ushtarakët nuk e hodhën poshtë menjëherë dorëheqjen, por ftuan forcat politike egjiptiane për një dialog urgjent për të ekzaminuar krizën aktuale. Këshilli ngarkoi ministrinë e drejtësisë të hap një hetim mbi ngjarjet e fundit të sheshit Tahrir, të komunikojë menjëherë rezultatet dhe të coi para drejtësisë përgjegjësit. Në fund komunikata i këshillit “i kërkon forcave politike të ruajnë qetësinë dhe stabilitetin për të cuar drejt mbylljes procesin politik”.

Zëvendës ministri, Ali el Selmi ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen sipas kalendarit, domethënë duke nisur nga 28 nëntori, edhe sikur qeveria Sharaf të mos jetë në qeveri.

Nesër parashikohet të jetë një ditë tjetër tensionesh. Organizatat egjiptiane që kanë drejtuar revolucionin kanë lajmëruar një manifestim të madh në sheshin Tahrir për të kërkuar lënien e pushtetit nga ushtarakët. Apeli është shpërndarë në Facebook dhe në rrjete të tjera sociale dhe bënë thirrje për manifestim në datë 15 nëntor.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer