Kajita dhe McDonald nderohen
me Nobel, fakte të reja për neutrinot

Kajita dhe McDonald nderohen<br />me Nobel, fakte të reja për neutrinot
Një japonez dhe një kanadez u vlerësuan sot me çmimin Nobel për Fizikë për punimet e tyre mbi neutrinon, grimcë kozmike për të cilën ata zbuluan se kishte masë.

Takaaki Kajita dhe Arthur McDonald janë dalluar për nxjerrjen në pah të “luhatshmërisë së neutrinove”, një zbulim që mundëson të kuptosh funksionimin e brendshëm të lëndës dhe gjithashtu të njohësh më mirë universin, theksoi juria suedeze në motivacionet e saj.

“Zbulimi ka çuar në konkluzionin, me një rëndësi të konsiderueshëm, se neutrinot, të konsideruara për një kohë të gjatë se nuk kanë masë, duhet të kenë një, edhe pse shumë të vogël, shkruan juria duke përshëndetur zbulimin historik.

Molekula elementare e lëndës, që mund ta krahasojmë me një fantazmë ose një kameleon, neutrinoja ka qenë në univers një miliardë herë më shumë e pranishme se çdo përbërës tjetër i atomeve, ndërkohë që është shumë e vështirë për tu kapur. /ATSH/
cmim nobel

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar