Reagon Kajmaku: Nuk e dija që isha në hetim nga Greqia dhe se duhet ta deklaroja në formular, e mësova nga mediat

Reagon Kajmaku: Nuk e dija që isha në hetim nga Greqia dhe se duhet ta deklaroja në formular, e mësova nga mediat

TIRANË- Në një kohë kur Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi është Agim Kajmaku, ky i fundit në reagimin e tij mohon të ketë qenë në dijeni se ka qenë në hetim nga autoritetet helene.

Në një dokument që mban datën 28 tetor drejtuar kryeprokurores Arta Marka dhe KQZ, Kajmaku sjellë dy argumente se përse nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit arrestimin e tij në Greqi për falsifikim të parave. Së pari shkruan se nuk ka qenë në dijeni se ishte në hetim sepse i gjithë procesi hetimor është kryer në mungesë. Së dyti thotë se nuk e dinte se mos deklarimi në formularin e dekriminalizimit ia ndalonte atij që të kandidonte dhe më pas të zgjidhjet si krtebashkiak. Për një gjë të tillë, Kajmaku shprehet se e ka mësuar nëpërmjet mediave.

Edhe pse sot Prokuroria e Përgjithshme e konfirmoi se ai është Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi, Kajmaku nuk është "bindur" dhe thotë se po pret dokumente të tjera nga Gjykata e Apelit të Janinës mbi rrethanat se si është marrë një masë sigurie ndaj tij.

“Si subjekt i interesuar menjëherë jam paraqitur pranë autoriteteve përkatëse greke dhe kam kërkuar informacion lidhur me pretendimet e mësipërme. Nga informacionet e marra ka rezultuar se në ngarkimin tim ekzistonte një çështje penale e pezulluar nga autoritetet përkatëse të distriktit të Artës, Greqi, lidhur me një ngjarje të datës 13 janar 2003, për të cilën unë nuk kam pasur dijeni më parë. (...)në përfundim të këtij gjykimi ka vendosur më datë 12.09.2019 shpalljen të pafajshëm të të akuzuarit për aktin e vënies në qarkullim të monedhave të falsifikuara, që pretendohet se është kryer në Arta, Greqi, më datë 13 janar 2003”, shkruhet ndër të tjera në letrën e Kajmakut.

Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi sot KQZ-së heqjen e mandatit për kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku sepse gënjeu në formularin e dekriminalizimit duke mos deklaruar se ka qenë në hetim nga drejtësia shqiptare.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 29/10/2019 10:19

    Nuk mbulohet dielli me shoshe z. Kajmaku.

    Përgjigju
  • vjeshta: 29/10/2019 06:24

    Hahahaha, na gajase o veshuku! Nuk e dije eeee....?!!! Detyrimisht nuk di as të lexosh.Shumica dërrmuese e klasës drejtuese janë horra me dy lekë në xhep të zgjedhur nga Rama për të fituar zgjedhjet(blerë)!

    Përgjigju
  • Niku: 29/10/2019 02:10

    Te presim training (genjeshtren) e radhes nga KM.

    Përgjigju
  • Cim tironci: 29/10/2019 00:17

    Hajde 99nonc hajde nga ata te TIPIT rilindje/gjiknur

    Përgjigju
  • Artur: 28/10/2019 19:10

    Jo more, si nuk e dije qe duhet ta deklaroje qe ishe ne hetim? Po mire, nuk lexoj asgje nese i pranon apo jo akuzat qe jane ngritur nfaj jush. Dmth, e keni konsumuar apo jo vepren penale per te cilen akuzoheni? Nese nuk e pranon, perse jeni i akuzuar ?

    Përgjigju
  • Tropojani: 28/10/2019 19:09

    Po' ti o ligen sikur the jam i paster ne Greqi cfar del bllof po' turp nuk keni, te pakten te ishe tregu Pak burr si ai Shkodres qe tha dorheqjen, me zute mat dhe po' jap dorheqjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë