Kajolli përballë gjyqit për njohjen
e vendimit të dënimit 22 vite burg

Kajolli përballë gjyqit për njohjen<br />e vendimit të dënimit 22 vite burg
Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Fierit njëherësh biznesmeni Fatmir Kajolli po përballet në gjykatën e këtij qyteti me një dosje voluminoze të mbërritur nga Italia, pasi drejtësia e këtij vendi ka kërkuar njohjen e vendimit të dënimit të Kajollit me 22 vite burg. Ky dënim është dhënë për akuzën e trafikut të drogës, kryer kjo në kuadër të organizatës kriminale.

Ka qenë prokuroria e rrethit Fier që pak kohë më parë që ka dërguar dosjen e Kajollit në gjyq duke kërkuar ekzekutimin e një vendimi penal të dhënë nga gjykata e Romës dhe ajo e Milanos. Dënimet e këtyre gjykatave janë bashkuar në një të vetëm, dhe se përfundimisht biznesmeni Kajolli është dënuar me 22 vite burg dhe 190 mijë euro gjobë, shumë kjo që duhet të paguhet nga Kajolli.
Skuadra “Mobile”

Në dokumentacionin që zotëron “Shqiptarja.com” ka rezultuar se një skuadër “Mobile” operacionale është urdhëruar nga Prokuroria e Përgjithshme Italiane që të arrestonte Fatmir Kajollin, menjëherë pasi kjo prokurori i ka bërë bashkimin e dy dënimeve, atë me 6 vjet dhe 16 vjet heqje lirie, duke e dënuar përfundimisht me 22 vjet burg dhe 190 mijë euro gjobë biznesmenin e njohur fierak. 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur