TIRANE – Prokuroria e Përgjithshme doli sot kundër ministrit të Brendshëm, Bujar Nishanit në lidhje me të ndaluarin Fatmir Kajolli, duke deklaruar se Policia nuk e arrestoi atë pavarësisht faktit se lista e të kërkuarve ndërkombëtarë është si në dispozicion të Prokurorisë ashtu edhe në atë të Policisë.
Ministri Nishani kishte deklaruar se emri i Kajollit gjendej në një listë që nuk ishte në dispozicion të Policisë, por që i ishte adresuar Prokurorisë.
“Personat që janë në kërkim ndërkombëtar shpallen si të tillë nga Zyrat Kombëtare të Interpolit të cdo vendi. Zyra kombëtare e Interpolit Tiranë, e cila është pjesë e strukturës së Policisë së Shtetit shqiptar, disponon për pasojë në lista të plota dhe të detajuara, të gjithë emrat e personave në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në një njoftim për shtyp të Prokurorisë.
“Në bazë të kësaj praktike – shpjegon Prokuroria - strukturat e Policisë së Shtetit mund të konsultohen në cdo kohë me këto lista dhe mund të veprojnë me inisativën e tyre për arrestimin e personave në kërkim ndërkombëtar, pasi kjo është në kompetencën e tyre të plotë. Në këto kushte, sqarojmë opinionin publik, se Prokuroria Shqiptare, nuk është institucioni të cilit autoritetet e huaja i komunikojnë listën e personave në kërkim ndërkombëtar”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fatmir Kajolli i përfshirë në sherrin me pistoleta në PD-në e Fierit