KAJRO, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ - Zëdhënësi i ushtrisë libiane, majori Mohamed Hegazy deklaroi se gjatë sulmeve të ushtrisë egjiptiane në Derna dhe Sirte u vranë 64 pjesëtarë të ISIS-it dhe tre prej liderëve të tij.
"Ndërkohë, të plagosurit janë me dhjetëra", theksoi Hegazy, sipas faqes së internetit të gazetës egjiptiane "Al Ahram".
Ndërkohë, Hegazy mohoi që gjatë këtyre sulmeve të jenë vrarë civilë.
"Media që punojnë për ISIS-in flasin për civilë të vrarë për të provokuar kaos dhe frikë si edhe për të fituar simpatinë e drejtuesve të organizatës", tha Hegazy./ a.jor.










