KAJRO - Gjykatësi i çështjes së ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak nën akuzat për korrupsion dhe konspiracion ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i panelit gjykues.
Reuters raporton se shkaku i dorëheqjes së gjykatësit, mes skenave kaotike në sallën e gjyqit, ishte tensioni për rishqyrimin e kësaj çështjeje.
Në akademinë policore në periferi të Kajros nën masa të rrepta sigurie do të rifillonte gjyqi kundër Mubarakut i cili u dënua me burgim të përjetshëm në qershorin e kaluar pas një gjyqi, që zgjati dhjetë muaj.
Por në janar gjykata pranoi rigjykimin pasi pranoi ankesën për parregullsi procedurale.
84-vjeçari ka një sërë problemesh shëndetësore dhe aktualisht po mbahet në një spital ushtarak në Kajro dhe sikundër në procesin e parë gjyqësor kundër tij, ai u soll në gjykatë me barelë.
Ish-presidenti egjiptian Mubarak akuzohet për korrupsion si se dhe ka urdhëruar vrasjen e mbi 850 personave në protestat, që tronditën botën arabe, që nisën në 25 Janar 2011.
Mubarak u rrëzua nga pushteti më 11 shkurt 2011 ku analistët e kanë cilësuar 30 vitet e drejtimit të tij si një erë e zezë për vendin.
Përveç tij do të rigjykohen dhe dy djemtë e tij për korrupsion si dhe ish-ministri i brendshëm për rolin e tij në vrasjen e 850 protestuesve në protestat e pranverës arabe në 2011-n.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com