Kakavijë, arrestohen
3 shtetas për trafik droge

Kakavijë, arrestohen <br />3 shtetas për trafik droge
Janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për trafikim të lëndëve narkotike. Të ndaluarit janë Emirjan Ferko, 32 vjeç, banues në Mbrostar Fier dhe Jonuz Memini, 60 vjeç, banues në Vlorë.
Sot shtetasit janë kapur në flagrancë në pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë, teksa po tentonin të trafikonin në drejtim të shtetit grek një sasi prej rreth 6 kg marijuanë, me autobuzin e linjës Tiranë - Athinë.
Arrestimi i tyre u bë i mundur nga Drejtoria Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe Drejtoritë e Policisë së Qarqeve Gjirokastër, Vlorë dhe Fier, të cilët kanë finalizuar me sukses operacionin “Shtegu i Vjetër“.
Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e Policisë së Shtetit në banesën Jonuz Meminit janë sekuestruar rreth 27 kg 33 gr marijuanë e ndarë në 23 pako.
Gjithashtu këtyre shtetasve ju sekuestruan dhe 2 automjete.
Policia e shtetit bën me dije se janë përfshire dhe të tjerë persona në këtë veprimtari kriminale, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për shkak hetimi.
Ndërkohë materialet procedurale në ngarkim të tyre i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë