Dy shtetas bullgar janë arrestuar në Gjirokastër nën akuzën e kontrabandës.

Pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tyre në pikën kufitare të Gjirokastrës policia ka sekuestruar 114 bluza pa dokumentacionin përkatës, pasi mallrat kishin mbishkrimin e firmave të njohura.

Sipas policisë, destinacioni i mallrave ishte Italia. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)