KAKAVIJE- Vijojnë operacionet nga policia kufitare e Kakavijës. Pas kontrolleve intensive, policia kufitare ka mundur të sekuestrojë 15 kilogramë marijuanë të presuar çokollatë, e cila ndodhej brenda automjetit tip “Peugeot” me targa AA 544 EL.
Mjeti ku ishte fshehur lënda narkotike drejtohej nga shtetasi Taulant Blushi, 25 vjeç, i cili udhëtonte nga Fieri për në Athinë.
Forcat policore kanë konstatuar në prapakolpin e automjetit, ishin fshehur 28 pako të mbështjella me natriban jeshil, ku brenda tyre kishte mariuanë të presuar çokollatë, në sasinë rreth 15 kilogramë.
Policia kufitare ka mundësuar arrestimin e tij dhe ka njoftuar specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe grupin hetimor për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com