KAKAVIJË- Është sekuestruar 5 kg marijuanë nga Policia Kufitare në Kakavijë në një taksi që kishte destinacion kryeqytetin grek, ndërsa është shoqëruar drejtuesi i mjetit.
 
Lënda narkotike u gjet në një çantë që drejtuesi i taksisë e kishte porosi për ta transportuar drejt Athinës.
 
Sipas informacioneve nga pika kufitare e Kakavijës, në çantë u gjetën 4 pako më lëndë narkotike e dyshuar si marijuanë, 2 të fshehura në një kovë llamarine me djathë dhe 2 në një kovë plastike me turshi.
 
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar drejtuesin taksisë, me iniciale Xh.S nga Saranda dhe po punohet për kapjen e porositësit të çantës.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)