Kakavijë, kapen 15 kg drogë
ishin lyer me parfum e krem

Kakavijë, kapen 15 kg drogë<br />ishin lyer me parfum e krem
GJIROKASTER- Një sasi prej 15.4 kg lëndë narkotike e llojit mariuanë është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Kakavijës. Sekuestrimi është bërë rreth orës 22: 30 minuta, gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit Ervis Myrtaj, nga qyteti i Fierit. Droga me destinacion Greqinë, ishte fshehur në brendësi të kroskotit nga ana e pasagjerit në automjetin tip benz veturë me targa AA 473 CF. 27 vjeçari lindur e banues në Fier punonte si taksi i linjës Fier- Athinë me automjetin e tij. Gjatë kontrollit të imtësishëm është përdorur dhe qeni antidrogë.

Lënda narkotike ishte vendosur në thellësi të kroskotit të pasagjerit dhe ishte ndarë në 14 pako të mbështjella me letër natriban. Secila pako peshonte 1 kg e 100 gram. “Të gjitha pakot ishin të lyera nga jashtë me krem dhe parfum me qëllim eleminimin e erës për ti shpëtuar kontrollit të policisë.”- njofton policia e qarkut të Gjirokastrës.

DROGA NGA PATOSI NE JANINE
Ndaj Ervis Myrtaj është marrë masa e arrestit në flagrancë. Sipas policisë 27 vjeçari kishte marrë lëndën narkotike nga Patosi dhe do ta transportonte për në Janinë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy aparate celulari , lënda narkotike si dhe automjeti që u gjet lënda narkotike. Myrtaj akuzohet për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, vepër kjo e parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal. Materialet në ngarkim të shtetasit Ervis Myrtaj do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme për veprën panale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksi Thumanë-Kashar i hapur për qarkullim, qytetarët: Na kursen kohë e shmangim trafikun, standarde europiane

Aksi Thumanë-Kashar i hapur për qarkullim, qytetarët: Na kursen kohë e shmangim trafikun, standarde europiane