Kakavijë, policia kufitare ka ndaluar 18 klandestinë nga Pakistani dhe Siria që kishin kaluar përmes kufirit të gjelbër me Greqinë.

Operacioni i policisë është realizuar gjatë orëve të para të mëngjesit pranë pikës kufitare.
18 klandestinët janë kapur në vendin e quajtur Mulliri, pranë Kakavijës. 

Mësohet se ata kanë pasur si destinacion shtetin e Malit të Zi për të kaluar më pas në vendet e tjera të BE. Pas përfundimit të procedurave klandestinët i janë dorëzuar palës greke.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)