KAKAVIJE- Një sasi prej 5.1 kg heroinë është sekuestruar sot në aksin Kakavijë- Janinë.

Droga është gjetur e fshehur në depozitën e ajrit të kondicionerit të një autobusi të linjës Sarandë Athinë. Policia kishte ndaluar automjetin rreth 5 km pasi kaloi pikën doganore të Kakavijës, dhe kishte bërë kontrollin e imtësishëm.

Lënda narkotike është gjetur e paketuar në pako dhe e vendosur në depozitën e ajrit të kondicionerit. Policia prangosi shoferin e autobusit dhe një pasagjer.