Kakavijë, kapen 8 kg drogë
nga Lazarati, do shitej në Athinë

Kakavijë, kapen 8 kg drogë<br />nga Lazarati, do shitej në Athinë
GJIROKASTER- Një sasi prej 6 kg lëndë narkotike e llojit mariuanë është sekuestruar nga policia në pikën kufitare të Kakavijës. Droga ishte fshehur në sediljet e pasme të një benzi me targa TR 2120 me destinacion Athinën. Policia arrestoi në flagrancë poseduesin e lëndës narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan edhe rreth 2 kilogramë të tjera mariuanë në formën e boçes të futura në disa qese plasmasi.

Operacioni është kryer gjatë mbrëmjes së datës 05.12.2011 nga nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.

NDALIMI
Policia kishte marë informacion në rrugë operative se në një automjet tip Benz me targa Tirana do të transportohej lëndë narkotike në drejtim të Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije. Mbi bazën e këtyre informacioneve , në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar në Kakavije gjatë gjithë mbrëmjes janë ushtruar kontrolle të rrepta në të gjithë automjetet që lëviznin në drejtim të shtetit grek.
“Rreth orës 22.00, të datës 05.12.2011 , në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije , ka mbritur automjeti i dyshuar që mund të transportonte lëndën narkotike. “ njofton policia.
DROGA NE KUFI 
Policia ka ushtruar kontroll të të imtësishëm të makinës duke përdorur edhe qenin antidrogë. “Në automjetin Tip Benz me targa TR 21 20 I, që drejtohej nga shtetasi Anestis Nikolla , poshtë sediljes së pasme janë konstatuar 6 pako në formë cilindrike të mbështjella me letër natriban , me peshë të ndryshme ku brenda tyre kishte lëndë narkotike Mariuanë .”Policia ka bërë shoqërimin e Nikollit në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër.

DROGA NE BANESE
Policia ka bërë dhe kontrollin e banesës, ku në dhomën e gjumit , në një kuti kartoni ndodhej një qese plasmasi e mbushur me lëndë narkotike në formën e boces. Gjithshtu në këtë qese u gjetën edhe tre qese të tjera ku brenda tyre kishte sasi lënde narkotike të cilat përdoreshin si mostra për t’ua treguar personave që mund të blinin lëndën narkotike. Gjithësej në banesë u gjet dhe u sekuestrua rreth 2 kilogramë Mariuanë në formën e boçes.
41 vjecarit banues në Jergucat të rrethit Gjirokastër i janë vënë prangat,n ndërsa lënda narkotike dhe automjeti tip Benz janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e para hetimore si dhe nga përdorimi i metodave speciale të hetimit të kryera nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rezultoi se shtetasi Anestis Nikolla e kishte blerë lëndën narkotike në fshatin Lazarat dhe do ta transportonte për në Athinë .
Anestis Nikolla akuzohet për “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok për 1 vit, gazetarja amerikane: Shqipëria e ndaloi sepse po dëmton fëmijët, duhet vetëm vullnet politik

Mbyllja e TikTok për 1 vit, gazetarja amerikane: Shqipëria e ndaloi sepse po dëmton fëmijët, duhet vetëm vullnet politik