GJIROKASTER – Policia kufitare e Kakavijës ka ndaluar sot një shtetas grek ndërsa po tentonte të kalonte një sasi marijuanë nga vendi ynë në atë fqinj. Pasi kanë marrë një informacion në rrugë operative, policia ka ndjekur të gjitha lëvizjet e pronarit të automjetit tip Honda me targa greke KPZ 1545, nga fshati Lazarat ku bleu edhe lëndën narkotike e deri në tentativën për t’u larguar nga territori shqiptar.
Antonis Dudulaqis, i datëlindjes 1988, i dënuar edhe më parë për trafik të narkotikëve, u arrestua në flagrancë pasi në makinën e tij u gjetën 20 pako të mbështjella me natriban me peshë 1 kg secila, të mbushura me marijuanë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparat celular, lënda narkotike, si dhe automjeti.
Shtetasi i lartpërmendur e kishte blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe do ta transportonte për në Athinë, bëri të ditur policia e Gjirokastrës. Policia Kufitare dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve po bashkëpunojnë me homologët grekë për të bërë të mundur kapjen e shtetasëve të tjerë në Athinë të implikuar në këtë trafik.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com