Kakavijë, në pranga 43-vjeçarja
Po transportonte 16.3 kg drogë

Kakavijë, në pranga 43-vjeçarja<br />Po transportonte 16.3 kg drogë
GJIROKASTËR - Sekuestrohen 16.3 kilogramë lëndë narkotike mariuanë në doganë e Kakavijës, ndërsa në pranga është vënë edhe transportuesja, e cila është Maria Çika, 43 vjeçe nga Delvina. Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se, gjatë ditës së sotme është goditur një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar i lëndëve narkotike.
 
 Efektivat e Policisë në Kakavijë, në bashkëpunim edhe me agjentët e antidrogës gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin Citroen me targa greke XNP 3357, që drejtohej nga shtetsja Maria Cika, 43 vjeç, lindur në Delvinë dhe me banim të përkohshëm në Athinë, kanë konstatuar se në brendësi të mbrapakolpit kishte pako me lëndë narkotike.
 
Menjëherë efektivat e Policisë Kufitare kanë njoftuar grupin hetimor dhe Specialistët Sektorit Kundër Narkotikëve të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në automjet.
 
“Në brendësi të mbrapakolpit u gjetën 12 pako me madhësi të ndryshme. Kontrolli ka vijuar në pjesën e motorit , ku poshtë fshirëseve të xhamit dhe mbrapa radiatorit u gjetën edhe 16 pako të tjera. Po nga kontrollli u gjetën edhe 2 pako poshtë sediljeve të para, si dhe 10 pako në gomën rezervë. Gjithësej në automjet u gjetën 40 pako me lëndë narkotike , me peshë totale 16.3 kg mariuane”, bën të ditur Policia e Gjirokastrës.
 
Sipas policisë, është bërë arrestimin në flagrancë i drejtueses së automjetit Maria Cika, për veprën penale të Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Destinacioni i drogës ishte Athina.Materialet i kaluan prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme bëri të ditur policia.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit