Kakavijë, sekuestrohet 42 kg
marijaunë nga Fieri drejt Athinës

Kakavijë, sekuestrohet 42 kg <br />marijaunë nga Fieri drejt Athinës
KAKAVIJE - Policia Kufitare ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike duke sekuestruar gjatë ditës së sotme 25 kilogramë marijuanë.

Sasia e lëndës narkotike vinte nga Fieri dhe kishte destinacion kryeqytetin Helen, Athinën nëpërmjet pikës së Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavijë.

Droga ishte fshehur në shasinë e automjetit tip Benz të drejtuar nga shtetasi Bilal Hoxha, 24 vjeç nga qyteti i Fierit. I arrestuari kishte sajuar dhoma të vogla të salduara me fletë metalike në kanalin që kalon malvida e automjetit me qëllim maskimin dhe brenda tyre janë konstatuar 42 pako me lëndë narkotike, gjithsej 25 kg marijuanë. Gjithashtu dhe gjysma e sarbatorit ishte prerë dhe ishte mbushur me pako me lëndë narkotike.

24-vjeçari lëndën narkotike e ka kultivuar dhe prodhuar në tokën e tij në një fshat të Fierit të maskuar me misër gjatë kultivimit dhe do ta trafikonte për në Athinë.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër Drejtues Admir Abrija ka marrë informacion se në një automjet tip Benx me targa të reja ku drejtuesi i automjetit ishte nga Fieri do transportohej një sasi e kosiderueshme lënde narkotike nga Fieri në drejtim të Athinës. Mbi bazën e këtij informacioni janë përforcuar edhe më tej shërbimet në pikën e kalimit Kufitar Kakavije si dhe janë forcuar kontrollet në vijën e dytë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparate celulari , lënda narkotike, si dhe automjeti që u gjet lënda narkotike. Materialet në ngarkim të shtetasit Bilal Hoxha do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme .

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët