KAKAVIJË - Janë kapur dhe sekuestruar sot në orë të vona të mbrëmjes 2 kilogramë marijuana në pikën kufitare të Kakavijës. Droga me autobusin e linjës Shkodër-Athinë të kompanisë "Albania Interlines" kishte destinacion Athinën.
Sipas të dhënave të para autobusi me targa greke, YHI 9210 ka marrë një çantë si porosi, në zyrën e e kompanisë së tij në Tiranë për ta çuar në Athinë.
Çanta brenda kishte një palë këpucë dhe pikërisht brenda këpucëve u gjend edhe lënda narkotike, e ndarë në dy doza, me sasi totale 2kg.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com