Kakavijë, 3.5 kg heroinë e fshehur
në makinë do të kalohej në Athinë

Kakavijë, 3.5 kg heroinë e fshehur<br />në makinë do të kalohej në Athinë
KAKAVIJE- Sasia prej 3.5 kg heroinë u sekuestrua nga policia kufitare në pikën doganore të Kakavijës. Policia e Gjirokastrës informoi sot në mëngjes droga u gjet në makinën tip Benz me targa AA811GL e cila drejohej nga Eduard Nazati nga Berati.

Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se, rreth orës 02.10 në vijën e dytë për në dalje për Greqi nga ana e shërbimeve të policisë kufitare Kakavijë është ushtruar kontroll të automjetit tip “Benz” me targa AA 811 GL, që drejtohej nga Eduart Nazari, 36 vjeç nga Berati.

Gjatë kontrollit në brendësi të sediljes së pasmë të pasagjerit u konstatuan në një vend të krijuar posacërisht për të fshehur lendën narkotike 7 pako të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të llojit heroinë.

Menjëherë policia Kufitare e Kakavijës ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit si dhe të një pasagjeri që udhëtonte me të në ambjentet e stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë dhe ka njoftuar specialistët e sektorit Kundër Narkotikëve në Policinë e Gjirokastrës të cilët kanë mbërritur menjëherë në Kakavijë.

Gjatë hetimeve është zbuluar se, pasagjeri që udhëtonte në automjetin ku u gjet lënda narkotike nuk ishte i implikuar në këtë trafik. Në përfundim të veprimeve të para hetimore rezultoi se drejtuesi i automjetit e kishte blerë lëndën narkotike në Berat dhe do ta trafikonte në Athinë.

Në lidhje më këtë fakt policia po punon intesivisht me homologët grekë dhe me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat për zbardhjen e rrjetit të këtij trafiku. Nga policia është bërë arrestimi në flagrancë i Eduart Nazarit, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike si dhe automjeti.

Materialet në përfundim të veprimeve të para hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale të Trafikut Ndërkombëtar të lëndëve Narkotike.

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania