Kakavijë, 50 kg drogë në autobusin
Tiranë-Athinë, porosi e një greku

Kakavijë, 50 kg drogë në autobusin <br />Tiranë-Athinë, porosi e një greku
GJIROKASTER-  Një sasi prej 51.7 kilogramë lëndë narkotike e llojit mariuanë është sekuestruar në autobusin e linjës Tiranë- Athinë. Autobusi u ndalua sot paradite në pikën kufitare të Kakavijës si dhe është bërë arrestimi i dy drejtuesve të autobusit, me targa AA 115 AI, të kompanisë “Likometa travel".

“Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus punonjësit e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije nëpërmjet mjeteve logjistike moderne kanë konstatuar se në pjesët e brendshme të parafangove nga të dyja anët e autobusit kishte pako të mbështjella me letër natriban transparent të mbushura me lëndë narkotike dhe të mbuluara nga dy çanta shpine”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Gjirokastrës.

Të arrestuarit janë Gentian Seferi, 32 vjeç nga Lushnja, dhe Arben Çotaj, 42 vjeç nga Durrësi. Të dy drejtuesit e autobusit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të vërtetuar implikimin ose jo në këtë trafik.

Droga e paketuar 47 pako me lëndë narkotike me peshë 1.1 kilogramë secila pako, ishte fshehur në parafangot e autobusit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rezultoi se të dy drejtuesit e autobusit ishin poseduesit e lëndës narkotike, të cilët do ta transportonin lëndën narkotike për në Athinë ku i priste një shtetas Grek që e kishte porositur për ta blerë lëndën narkotike.

Nga ana e policisë shqiptare po bashkëpunohet me palën greke për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e shtetasit që priste lëndën narkotike në Athinë.

Redaksia online
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët