Kakavijë, 9 kg kanabis në autobuzin  
Tiranë–Athinë, 2 shoferë në pranga

Kakavijë, 9 kg kanabis në autobuzin  <br />Tiranë–Athinë, 2 shoferë në pranga
Dy shoferë të një autobuzi të linjës Tiranë–Athinë u arrestuan sot në pikën kufijtare të Kakavijës, pasi në automjetin që ata drejtonin u gjetën 8.7 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis.

Sipas burime zyrtare nga policia, në pranga është vënë 47-vjeçari Andrea Shyti, banues në Berat dhe 52-vjeçari Kastriot Shehaj, banues në Tiranë.

Rreth orës 18:00, autobuzi i transportit të udhëtarëve të linjës Tiranë-Athinë me targa TR0844S u paraqit në Kakavijë për të kaluar drejt Greqisë. Pas procedurave kontrolluese nga efektivë të Policisë Kufitare të Kakavijës, ndaj 27 pasagjerve që gjendeshin në bord, autobuzi ka vijuar në vijën e dytë kufitare, ku i'u nënshtrua kontrollit fizik, një rutinë e zakonshme.

Janë kontrolluar të gjitha çantat e udhëtarëve dhe pas kësaj, kontrolli fizik ka vijuar më tej në zonat e tjera të autobusit, prodhim francez. Kur kontrollorët kanë vijuar të kontrollojnë ‘në pjesët e padukshme’ të autobuzit, shoferët kanë qëndruar të heshtur dhe sipas njërit prej kontrollorëve, ata nuk kanë treguar nervozizëm, por janë shfaqur të qetë. Madje, janë çuditur, kur kanë parë disa pako “të dyshimta” të mbështjella me letër ngjitëse (natriban) ngjyrë kafe.

Efektivët kanë bërë bllokimin e autobuzit duke njoftuar Grupin Hetimor si dhe Specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Sipas burime zyrtare, gjatë kontrollit që këta të fundit ushtruan në automjet, u gjetën të fshehura në pjesën e brendshme të krahut të djathtë të dhomave të ajrimit 3 pako të mbështjella me natriban dhe një çantë e zezë, brenda të cilës u gjetën 5 pako të tjera të mbështjella me të njëjtin material. Gjithsej, pesha totale e lëndës narkotike ishte 8.7 kg.

Të gjitha këto janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale. Pjesë e sekuestros, ka qenë edhe autobuzi 47 vendësh.

Pas kësaj, ka ardhur reagimi i shoferëve, të cilët kanë mohuar kategorikisht të kenë pasur dijeni për këtë sasi narkotike. Madje ata kanë kërkuar nga ana e Policisë, që të pyesnin për këtë çështje administratorët e linjës së transportit të udhëtarëve pasi mjeti është pronë e kompanisë dhe jo e tyre, ndërsa ata vetë janë të punësuar dhe thjesht e kanë në përdorim autobuzin.

Por, pavarësisht justifikimeve të shoferëve Shyti dhe Shehaj, ata janë arrestuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim”. Ndërkaq materialet, i'u përcollën Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, si organi i vetëm që heton raste të tilla. 

droge

droge autobus

Pasagjerët që prisnin të largoheshin drejt Greqisë, kanë pritur katër orë deri sa ka mbërritur autobuzi tjetër i linjës nga kryeqyteti dhe më pas janë transortuar drejt Athinës.

Ky është rasti i dytë në Kakavijë brenda këtij viti, që në autobuzët e linjës Tiranë-Athinë gjendet drogë. Ndërsa tre muajt e fundit, është rasti i 11-të që Policia e Kakavijës, kap drogë.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: I qëllimshëm, autorët të vendosen para ligjit

Zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: I qëllimshëm, autorët të vendosen para ligjit