Kakavijë, Didi: Lazarati do vullnet
politik, por nuk do t'i fshihemi

Kakavijë, Didi: Lazarati do vullnet<br />politik, por nuk do t'i fshihemi
GJIROKASTËR - Pasi e ka quajtur Lazaratin “një çështje komplekse” kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka deklaruar se “duhet vullnet politik për të zgjidhur çështjen e Lazaratit”.
 
Këtë deklaratë mbi zonën numër një të kultivimit të drogës në Shqipëri, Artan Didi e ka bërë sot gjatë një inspektimi të policisë kufitare në Kakavijë. “Lazarati është një problem kritik dhe nuk mund të fshehim kokën si struci para një dukurie të tillë”, ka çuar më tej deklaratën e mësipërme kreu i Policisë së Shtetit.

Didi ka theksuar dhe njohjen nga ndërkombëtarët të dukurisë komplekse dhe ka kërkuar për Lazaratin mbështetjen e të gjithëve, përfshirë edhe median”.
 
"Jo vetëm policia mund ta zgjidhë këtë problem dhe do kërkojmë ndihmën e medias dhe instrumenteve sociale, që kur të shkojmë në Lazarat të hyjmë me mekanizma shtetërore të agjencive ligjzbatuese dhe të tjerave, të cilat janë të interesuara që Lazarati të mos mbetet një njollë e zezë dhe njerëzit aty ta shikojnë mirëqenien me punë të ndershme".

Kreu i policisë ka vlerësuar aksionin për sekuestrimin e 12 kg heroinë në Kakavijë dhe me këtë rast ka shtuar se “në polici do qëndrojnë ata që kanë rezultate dhe në këtë rast rezultate në luftën kundër trafiqeve”. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim