Kakavijë, fshihte 11.9 kg kokainë
në makinë, pranga 28-vjeçarit

Kakavijë, fshihte 11.9 kg kokainë<br />në makinë, pranga 28-vjeçarit
KAKAVIJE- Tentoi të kalonte kufirin drejt Greqisë ndërsa në makinë kishte një sasi droge, por bie në prangat e policisë.

I arrestuari është Besmir Pasia, 28 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Athinë, ku dhe ka marrë nënshtetësinë greke, pasi u kap me 11.9 kilogramë kokainë në automjetin e tij.

Ai u ndal gjatë një kontrolli të imtësishëm në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar në Kakavijë, pasi Shërbimet e Policisë Kufitare kishin informacione se një automjet po transportonte lëndë narkotike të llojeve të forta.

Pas kontollit në mjetin tip “Volkswagen”, me targa greke ZYY 72 65, që drejtohej nga shtetasi Besmir Pasia, u gjet edhe sasia e lëndës narkotike, e cila ishte fshehur poshtë levës së marrshave, si dhe poshtë sediljes së pasme të pasagjerëve në brendësi të dyshemesë.

Forcat e policisë gjatë kontrollit kanë konstatuar 10 pako me lëndë narkotike, e mbështjellë me letër natriban, katër pako me lëndë narkotike të dyshuar si Kokainë gjithsej 11.9 kilogramë.

Policia ka shoqëruar drejteusin e mjetit, 28-vjeçarin, Besmir Pasia, dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike, automjetin, dhe një aparat celulari.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të këtij trafiku dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për ndjekje të mëtejshme.

droga kakavije
droga kakavije

(Në foto: Droga e kapur në automjetin tip "Volkswagen")

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Rama tregon çfarë i shkroi Morinjos gjatë ndeshjes me Kroacinë: Më tha ‘mos fol’

Rama tregon çfarë i shkroi Morinjos gjatë ndeshjes me Kroacinë: Më tha ‘mos fol’