Kakavijë, fshihte heroinë e kokainë
në makinë, pranga 45-vjeçarit

Kakavijë, fshihte heroinë e kokainë<br />në makinë, pranga 45-vjeçarit
KAKAVIJE - Tentoi të kalonte kufirin drejt Greqisë ndërsa në makinë kishte një sasi droge, por bie në prangat e policisë.
 
I arrestuari është Kadri Kapaj, 45 vjeç, nga qyteti i Fierit, pasi u kap me 1 kilogramë kokainë, 300 gramë heroinë dhe 1 kilogramë mariuanë në automjetin e tij.

Ai u ndal gjatë një kontrolli të rastësishëm, teksa pas kontollit në mjetin tip “Ford”, me targa AA228ER, u gjet edhe sasia e lëndës narkotike, e cila ishte fshehur në pjesën e parafangos nga krahu i pasagjerit.
 
droge
(Foto: Droga e fshehur në pjesën e parafangos)

Lënda narkotike ishte e ndarë në 3 pako dhe ishte e mbështjellë me letër natriban, ndërsa së bashku me automjetin, dorga është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
 
Drejtuesi i automjetit udhëtonte edhe një të afërm të tij dhe po punohet për të parë nëse ky i fundit është apo jo i implikuar në këtë ngjarje.

Redaksia Online
(Elberta Spaho/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi