Kakavijë, fshihte në makinë
21.2 kg drogë, pranga drejtuesit

Kakavijë, fshihte në makinë<br />21.2 kg drogë, pranga drejtuesit
KAKAVIJE- Rreth 21.2 kilogramë marijuanë janë sekuestuar pas mesnate, rreth orës 01:00, në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë. Sekuestrimi i lëndës narkotike e cila kishte si destinacion Athinën, është bërë i mundur gjatë një kontrolli të ushtruar në mjetin tip “Renault” me targa TR7856S.

Sipas policisë kufitare të Kakavijës, droga e llojit marijuanë, ishte e fshehur në pjesën e mbrapakolpit të automjetit dhe në shasi, e ndarë në 20 pako me peshë të ndryshme, gjithsej 21.2 kilogramë Mariuanë.
 
Policia ka sekuestuar lëndën narkotike, si dhe ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 55 vjeçarin Viktor Çuko.
 
Ndërkaq, materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit