Kakavijë, gruaja fsheh 500 gr heroinë
në çantë do e dorëzonte në Athinë

Kakavijë, gruaja fsheh 500 gr heroinë<br />në çantë do e dorëzonte në Athinë
TIRANE-  Një 45 vjeçare ka tentuar të trafikojë drejt Greqisë 500 gr heroinë. Droga e  paketuar në një pako të madhe dhe një të vogël ishte fshehur nga gruaja në xhepin e çantës.

Mimoza Sota 45 vjeç nga Fieri kishte hipur në autobusin e linjës Tiranë-Athinë.

 Rreth orës 23.30, të mbrëmjes së 22.11.2013 , efektivat e policisë Kufitare të Kakavijes gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë  të bagazheve dhe çantave të dorës të pasagjerëve që udhëtojnë me autobuzët e linjave Shqipëri - Greqi, kanë konstatuar se në një autobuz të linjës Tiranë - Athinë , një shtetase që ishte ulur në sediljen e mesit të autobuzit mbante një cantë dore , ku gjatë kontrollit të cantës së dorës rezultoi se ishte lënda narkotike  e cila do të dërgohej në kryeqytetin e Greqisë.

"Në brendësi të xhepit të çantës së dorës të shtetases Mimoza Sota, kishte një pako të madhe të mbështjellë me letër natriban si dhe një pako të vogël po të mbështjellë me letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si Heroinë, ku pesha e përgjithshme e të dyja pakove ishte 0.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë."- thuhet në njoftimin për shtyp.

Policia e Gjirokastrës arrestoi 45 vjeçaren nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe nis hetimet për të zbardhur personat e tjerë të përfshirë në këtë trafik.

NDALOHEN DHE 35 KLANDESTINE
Gjithashtu po gjatë orëve të pasdites së djeshme efektivat e policisë kufitare  të Kakakvijes , gjatë një operacioni të zhvilluar në fushën e Fshatit Glinë kanë bërë të mundur bllokimin e 35 klandestinëve të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek.   Klandestinët ishin nga Eritrea , Siria dhe Somali dhe ne perfundim te veprimeve te intervistimit , klandestinet i jane dorezuar pales greke.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombetar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombetar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)