KAKAVIJE- Një sasi prej 5 kg mariuanë është sekuestruar nga strukturat e drejtorisë së kufirit të Kakavijës gjatë kontrollit në vijën e dytë në një automjet Citroen me targa YPN 1263 greke.

Drejtuesi i mjetit Angjelos Llazari i datëlindjes 1986 nga Himara është arrestuar. Nga kontrolli u konstatua se në gomën rezervë kishte fshehur 5 kg mariuanë që e kishte blerë në Lazarat dhe do ta trafikonte në Athinë.

Gjatë dy muajve të këtij viti, aksionet nën drejtimin e drejtorit të policisë kufitare Admir Abrija kanë goditur nga policia kufitare 7 raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike ku janë sekuestruar 290 kg marijuanë dhe janë arrestuar 7 trafikantë.

(sg/shqiptarja.com)