KAKAVIJE - 12 klandëstinë nga Eritrea dhe Siria janë kapur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Kakavijë.
 
Kapja e tyre u bë në zonën e quajtur fusha e Dropullit. Mësohet se 12 klandestinët po tentonin të kalonin ilegalisht përmes kufirit të gjelbër, ndërsa kishin si destinacion Malin e Zi.
 
Ndërkaq tashmë pritet të bëhet edhe ekstradimi i tyre drejt vendeve të lindjes. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)