GJIROKASTËR – Policia Kufitare e Kakavijes ndaloi 41 klandestinë ilegalë nga Siria gjatë një operacioni në fshatrat Peshkëpi dhe Glinë.
Aksioni kundër klandestinëve u zhvillua rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në mesin e emigrantëve ilegalë që kishin ardhur nga kufiri jeshil me Greqinë kishte gra dhe fëmijë, të cilët u trajtuan me ushqim dhe iu ofrua ngrohje.
Sipas informacioneve të Policisë Kufitare, klandestinët do t’i drejtoheshin Malit të Zi dhe prej andej destinacioni ishte për në vendet e Bashkimit Europian.
Pas shoqërimit të tyre në ambientet e Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijes ku iu ofrua veshje dhe ushqime, ka nisur puna për rikthimin e tyre drejt Greqisë.
Prej disa kohësh, Policia Kufitare vijon aksionet për kapjen e emigrantëve të jashtëligjshëm që hyjnë nga kufiri jeshil grek.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com