Kakavijë, kapen 8 kg drogë
ishin fshehur në valixhe

Kakavijë, kapen 8 kg drogë<br />ishin fshehur në valixhe
GJIROKASTER- Një sasi prej 8 kg lëndë narkotike mariuanë me destinacion Greqinë është sekuestruar mbrëmë në pikën kufitare të Kakavijës. Droga është gjetur në një nga autobuzët e linjës “Vlora Super Ekspres SH.P.K”.

Policia kishte pasur informacion në rrugë operative për trasnportimin e drogës dhe gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, (e premte 8 dhjetor) kishte ushtruar kontrolle të rrepta në të gjithë autobuzët e linjave ndërkombëtare Shqipëri –Greqi kryesisht të shoqërisë “Vlora Super Ekspres SH.P.K”.

Policia kishte ushtruar kontroll të imtësishëm të të gjitha çantave dhe valixheve që ndodheshin në bagazhin e autobuzit në prezencë të çdo pasagjeri .

“Nga kontrolli i ushtruar në bagazhet e pasagjerëve, në njërën prej valixheve të pasagjerëve rezultoi se brenda saj , në fundin e valixhes, maskuar me astarin e kësaj të fundit, ndodhej një pako e madhe e mbështjellë me letër natriban transparente , ku brenda saj kishte lëndë narkotike të presuar e llojit Mariuanë, me peshë 8 kg”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë

Pas verifikemeve është zbuluar se valixhia i përkiste Albano Merkajt, 24 vjecarit, lindur dhe banues në Vlorë. I riu ishte dënuar më parë me 6 muaj burg për vjedhje. Pas shoqërimit të djaloshit në polici, rreth orës 22. 00, autobusi është lënë i lirë të kalojë kufirin.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie