Kakavijë, kapen me drogë, pranga
3 shqiptarëve, mes tyre një grua

Kakavijë, kapen me drogë, pranga <br />3 shqiptarëve, mes tyre një grua
KAKAVIJE- Një sasi prej 70 kilogramë është bllokuar nga policia në orët e pasdites së djeshme në pjesën e Kakavijës, në drejtim të Janinës, ndërsa 3 shqiptarë (mes tyre edhe një grua) dhe një rumun janë vënë në pranga. Droga ishte marrë nga Lazarati dhe kishte destinacion Athinën.

Policia greke, ka bllokuar një sasi prej 70 kg marijuane në zonën e Kalpaqit, 10 km larg Kakavijës, e cila gjendej në bordin e një automjeti që kishte hyrë nga territori shqiptar. Në pranga kanë rënë tre shqiptarë dhe një shtetas rumun, i cili ishte aktivizuar në këtë trafik për të “pastruar” rrugën nga patrullat policore greke në aksin Kakavijë-Janinë. Burimet zyrtare policore greke, kanë konfirmuar se në trafikimin e marijuanës 70 kg, kanë qenë të përfshirë tre shtetas shqiptarë prej të cilëve një grua 39-vjeçare si dhe dy meshkuj 32 dhe 26 vjeç.

Personi që drejtonte automjetin sipas policisë greke, është nga Fieri me emrin Arben S, ndërkohë që nuk bëhen të ditur emrat e dy shqiptarëve të tjerë. Marijuana ka hyrë përmes kufirit të gjelbër mes dy shteteve dhe është transportuar nga kufiri në drejtimin jugor me një automjet që drejtohej nga 32-vjeçari Arben S, i cili kishte në bord së bashku me gruan 39-vjeçare si dhe një 26-vjeçar. Një tjetër automjet, ishte pararojë për të hasur postblloqet e mundshme policore dhe të sinjalizonte drejtuesit e automjetit me marijuanë ku drejtohej nga një shtetas rumun. Në afërsi të Kalpaqit mjeti i mbushur me marijuanë, u sinjalizua nga një postbllok policor për t’u ndalur, por trafikanti 32-vjeçar Arben S në përpjekje për t’i shpëtuar forcave policore helene, frenoi dhe eci mbrapsht me automjetin e tij me shpejtësi. Për pasojë mjeti me marijuanë, ka përplasur një automjet policie që ishte vënë në rreth për të ndalur hapin e mëtejshëm të mjetit duke e dëmtuar atë. Nga kjo përplasje, ngeli i lënduar një oficer policie i Janinës.

Më pas Policia Antitrafik në Janinë, ka arrestuar tre shqiptarët që ndodheshin në bordin e mjetit me marijuanë dhe më pas, rumunin që drejtonte makinën pararojë. Në mjetin e drejtuar nga Arben S 32 vjeç nga Fieri, janë gjetur 66 pako me marijuanë me një peshë totale 70 kg. Në deklarimet fillestare, konfirmohet se marijuana është tërhequr nga Lazarati një ditë më parë dhe kishte për destinacion tregun e Athinës. Me kapjen e kësaj sasie, shkon në 5.6 ton, sasia e marijuanës e kapur nga Policia Kufitare greke për këtë vit, sasi kjo e kaluar përmes Kakavijes, apo kufirit të gjelbër mes dy shteteve, apo të shpëtuar nga vrojtimi prej Policisë Kufitare të Gjirokastrës.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë', media spanjolle i bën 'skaner' mafias shqiptare: Ata nuk flasin kot

'Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë', media spanjolle i bën 'skaner' mafias shqiptare: Ata nuk flasin kot