KAKAVIJE-Mbrëmjen e djeshme janë bllokuar në autobusin e linjës Tiranë – Athinë 1.5 kg heroinë, ndërsa është arrestuar poseduesi, Elton Ferko 37 vjeç, banues në Fier. Pas procedurave të kryera në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavijë, autobusi është kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.
/Shqiptarja.com
Nga kontrolli fizik i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare Elton Ferkos iu gjetën dy pako në trup dhe një pako në çantën e dorës me heroinë. Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogramë e 520 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Pak javë më parë u sekuestrua një tjetër sasi heroine në Kapshticë, ndërsa në portin e Durrësit 11 kg heroinë që kishte destinacion Italinë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal.



Heroina e sekuestruar
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










