Kakavijë, kapet gjirokastriti me 33
kg marijuanë: E bleva në Lazarat

Kakavijë, kapet gjirokastriti me 33 <br />kg marijuanë: E bleva në Lazarat
GJIROKASTER - Policia Kufitare e Kakavijes ka arrestuar një shtetas me 33 kg marijuanë, të cilën po e trafikonte për në Athinë. Mbi bazen e informacioneve te marra në rrugë operative për një shtetas nga Gjirokastra, që po dilte nga fshati Lazarat me një sasi lënde narkotike që e çonte drejt Greqisë, kanë zhvilluar një kontroll të imtësishëm në automjetin e dyshuar tip "Fiat" me targa AA 244 FO.

Zëdhënësi i Policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai, tha se prej këtij kontrolli rezultoi se në brendësi të shasisë së automjetit, në një dhomë të improvizuar të fshehtë, ishin vendosur 30 pako të mbushura me lëndë narkotike marijuanë me peshë 1.1 kg secila. Në total, 33 kg.

Policia Kufitare ka bërë menjëherë bllokimin e automjetit dhe ka lajmëruar grupin hetimor si dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër që kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Taulant Mustafaraj, i datëlindjes 1989, lindur dhe banues në Gjirokastër. Ai deklaroi se e ka marrë lëndën narkotike në fshatin Lazarat kundrejt shumes 5000 euro dhe do ta trafikonte për në Athinë.

marihuana e lazaratit


marihuane

marihuane
(Pamjet e makinës dhe marijuanës së bllokuar nga Policia Kufitare e Kakavijës)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Gjendet një person i vdekur në banesë, dyshohet të ketë qenë pre e një grabitjeje

Vlorë/ Gjendet një person i vdekur në banesë, dyshohet të ketë qenë pre e një grabitjeje