Kakavijë,kapet me 5 kg heroinë
në sedilje, bie në pranga 56 vjeçari

Kakavijë,kapet me 5 kg heroinë<br />në sedilje, bie në pranga 56 vjeçari
Një persona u arrestua sot në pikën kufitare të Kakavijës pasi në automjetin e tij, me të cilin udhëtonin edhe dy persona të tjera u gjetën 5 kg lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.

Në pranga është vënë 56 vjeçar Agron Allkaj, banues në Fier, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin tip “Benz” me targë AA 848 AL, që drejtohej nga 56 vjeçari Allkaj, efektivë të policisë kanë evidentuar disa pako të mbështjella me natriban, të cilat ishin të fshehura në brendësi të mbështetëseve të sediljeve të shoferit dhe të pasagjerit.

14 pakot dyshohet të kenë 5 kg heroinë, njoftojnë burime zyrtare nga policia.

Mbi 56 vjeçarin rëndon akuza për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".

Së bashku me drejtuesin e automjetit udhëtonin dhe 2 persona të tjerë, të cilët u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër për verifikim nëse kanë ose jo lidhje me këtë trafikim.

Redaksia Online
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik