Arrestimi i Rondos është bërë në pikën kufitare të Kakavijës, pasi në automjetin e tij tip Audi me targa GJ 66 91 A, kishte gjithsej 5.2 kilogramë lënë narkotike e llojit Mariuanë.
Në shasinë e automjetit në kanalin që kalon malvida e automjetit ishte sajuar një dhomë e vogël e salduar me fletë metalike me qëllim maskimin, ku brenda saj janë konstatuar pakot me lëndën narkotike.
Studenti i Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Eqerem Çabej” Gjirokastër e kishte blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe do ta trafikonte për në Athinë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparat celular , lënda narkotike, si dhe automjeti që u gjet lënda narkotike.
Arrestimi në flagrancë i shtetasit Olsian Rondo u bë për veprën penale të “Trafikut Ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Materialet në ngarkim të Rondos do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme .
(eç/shqiptarja.com)