Gjatë ditës së sotme Policia Kufitare Kakavijë ka kapur në flagrancë 3 persona të cilët tentuan të hyjnë në mënyrë ilegale nga kufiri i gjelbër. Policia arrestoi G.K., 29 vjeç, banues në Berat, J. K., 27 vjeç, banues në Kuçovë dhe O. B, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Të arrestuarit u njoftuan nga Policia Kufitare me rregullin se duhet të vetëkarantinoheshin 14 ditë me shpenzimet e tyre, por ato nuk kanë pranuar të hyjnë në territorin shqiptar e janë larguar përsëri në tokën greke. Më pas kanë hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër, ku dhe janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare. Të arrestuarit figurojnë të ndëshkuar disa herë edhe më parë me masa administrative, për kalim të paligjshëm të kufirit.