Kakavijë, sekuestrohen 10 kg
marijuanë, rasti i dytë në 24 orë

Kakavijë, sekuestrohen 10 kg <br />marijuanë, rasti i dytë në 24 orë
KAKAVIJE- Policia kufitare në doganën e Kakavijës ka sekuestruar rreth 10 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë, duke regjistruar kështu rastin e dytë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në këtë pikë doganore, brenda 24 orëve të fundit.

Droga u gjet e fshehur në automjetin tip Benz me targë AA 214 EJ, të drejtuar nga Odise Papadhopuli nga Gjirokastra.

Arrestimi i 56-vjeçarit është bërë rreth orës 22.30 të mbrëmjes së djeshme, pas kontrollit të ushtruar në automjetin e tij nga policia kufitare e Kakavijës.

Papadhopuli po udhëtinte drejt Athinës, ndërkohë që lëndën narkotike të paketuar e kishte fshehur në gomën rezervë të makinës.

Në Kakavijë ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e narkotikëve ku ka rezultuar se në gomën rezervë u gjetën 12 pako me peshë rreth 10 kg gjithsej.

56-vjeçari lëndën narkotike e kishte blerë në Lazarat dhe do ta çonte në Athinë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi