Kakavijë-Policia kufitare ka sekuestruar 21 kg e 100 gr kanabis në dy operacione të zhvilluara ditën e sotme.
Operacioni i parë i policisë kufitare u zhvillua në vijën e gjelbër. Sipas njoftimit të policisë 4 persona nxorën nga makina tip "Wolsvagen", me targa YXB 2403 dy çanta krahu, pasi u pikasën.
Menjëherë shërbimet e policisë I arrestuan 4 personat në makinë, ndërsa në brendësi të dy çantave rezultoi të kishte 21 kg lëndë kanabis.
Të arrestuar janë Fatos Agaçi 36 vjeç, Andrea Cjapi 24 vjeç, Frederik Hyrija 21 vjeç dhe Krenar Llanaj 30 vjeç të gjithë nga qyteti i Fierit.
Ndërsa 100 gr kanabis u sekuestruan në vijën e dytë gjatë një kontrolli të një mjeti tip "Opel Astra", me targa YMK 6696 në doganë, e cila drejtohej nga Ernest Haxhiaj, që më pas u arrestua nga policia.

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com