Kakavijë, sekuestrohen 3 kg
heroinë, arrestohet poseduesi

Kakavijë, sekuestrohen 3 kg<br />heroinë, arrestohet poseduesi
KAKAVIJË-Policia kufitare ka sekuestruar 3 kg heroinë, ndërsa ka vendosur në pranga poseduesin.
 
Sipas policisë, Endrit Zeqo në automjetin tip "Benz", me targa AA 239 OZ në një vend të përshtatur poshtë kroskotit kishte fshehur në 6 pako heroinën.
 
Droga që u zbulua pas kontrollit me imtësi kishte destinacion Greqinë, ndërsa Endrit Zeqo 34 vjeç banues në Fier po merret në pyetje.
 
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve ", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

[gallery]21293[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar