Kakavijë, sekuestrohen 63.5 kg
marijuanë, pranga 2 shtetasve grekë

Kakavijë, sekuestrohen 63.5 kg<br />marijuanë, pranga 2 shtetasve grekë
KAKAVIJE- Vihet në pranga bashkëpunëtorja e 27-vjeçarit grek të arrestuar ditën e djeshme në Kakavijë gjatë tentativës për të kaluar 63.5 kg marijuanë në pikën kufitare në Kakavijës. Shtetasje greke Anastasia Vogiatzi është arrestuar pas ndalimit një ditë më parë të shtetasit grek Panajotis Markopoulos.
 
Vogiatzi udhëtonte si pasagjere në automjetin e drejtuar nga 27-vjeçari, ku edhe ishte fshehur lënda narkotike.
 
Dy shtetasit grekë janë muzikantë nga Selaniku, dhe kishin hyrë nga Qafë Bota në vendin tonë para 2 ditësh.

Kapen 63.5 kg drogë në Kakavijë
Rreth 63.5 kilogramë janë sekuestruar ditën e djeshme nga Policia Kufitare në Kakavijë, ndërsa është shoqëruar në komisariat një shtetas grek. Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare në vijën e dytë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Droga e ndarë në 95 pako, ishte fshehur në shasi dhe në sediljen e pasme të automjetit tip “Opel” më targa greke IPP 3885.
 
Makina drejtohetj nga shtetasi greke Panajotis Markopolos, 27 vjeç, nga Selaniku, i cili është shoqëruar në ambientet e drejtorisë së policisë së Gjirokastrës nga specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale.
 
Ndërkaq, vijojnë hetimet nga sektori Kundër Narkotikëve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

droge
(Në foto: Droga e sekuestruar sot nga Policia Kufitare në Kakavijë) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit