Kakavijë, sekuestrohet 1 kg kokainë
arrestohet transportuesi nga Fieri

Kakavijë, sekuestrohet 1 kg kokainë<br />arrestohet transportuesi nga Fieri
GJIROKASTËR -  Sekuestrohet 1 kilogramë kokainë e pastër në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Sot rreth orës 12:40 efektivat e Policisë Kufitare të Kakavijës gjatë kontrollit në vijën e dytë për në dalje për Greqi  të automjetit tip Benz me targa  greke, AA 308 DR , që drejtohej nga shtetasi Durim Gjojdeshi, 45 vjeç, nga Fieri, rezultoi se në brendësi të sediljes së pasme të pasagjerit gjendej një pako e rrumbullakët, e mbështjellë me letër natriban, ku brenda kishte lëndë narkotike dhe plot 1 kilogram, e dyshuar si kokainë e pastër.
 
Menjëherë policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, si dhe të dy pasagjerëve që udhëtonin me të në ambjentet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë.

Pas mbërritjes edhe të grupit hetimor dhe specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në policinë e Gjirokastrës në Kakavijë rezultoi se asnjëri prej pasagjerëve, që udhëtonin në automjetin ku u gjet lënda narkotike, nuk ishin të implikuar në këtë trafik.
 
Në përfundim të veprimeve të para hetimore rezultoi se drejtuesi i automjetit e kishte blerë lëndën narkotike në Fier dhe do ta trafikonte në Athinë.
 
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të forta ka lidhje me rastin e goditur disa ditë më parë nga ana e Policisë Kufitare të Kakavijes ku u sekuestruan kokainë, heroinë e marijuanë.
 
Në lidhje më këtë fakt, specialistët e policisë së Gjirokastrës po punojnë intesivisht me homologët grekë dhe me policinë e Fierit për zbardhjen e rrjetit të këtij trafiku.
 
Automjeti i sekuestruar do të shoqërohet me punonjës policie për në Tiranë së bashku me drejtuesin e automjetit për një kontroll më të imtësishëm, me mjete logjistike më të sofistikuara, pasi dyshohet se ka tjetër sasi të fshehur në brendësi të automjetit.
 
Materialet në përfundim të veprimeve të para hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale të Trafikut Ndërkombëtar të  lëndëve Narkotike .
 
 dorga e kapur ne kakavijë
(Në foto: Droga e kapur në automjetin tip "Benz")

dorga e kapur ne kakavijë
(Në foto: Droga e kapur në automjetin tip "Benz")
 

Redaksia online
(mag/ac/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi