Kakavijë, sekuestrohet 10 kg drogë
dhe 60 bombola me gaz kontrabandë

Kakavijë, sekuestrohet 10 kg drogë<br />
dhe 60 bombola me gaz kontrabandë<br />
<br />
KAKAVIJE- Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar pasditen e sotme 10 kilogramë marijuanë dhe 60 bombola me gaz për motorët frigoriferikë.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në pikën doganore të Kakavijës, është bllokuar lënda narkotike dhe gazi për motorët frigoriferikë, i cili është i ndaluar në Europë.
 
Pas kontrollit të ushtruar në kamionin tip Volvo me targa Tr 5339 F koka e kamjonit, si dhe Tr 7234 G trajleri që drejtohej nga shtetasi Kosta Degjoni , ka rezultuar se në shasinë e mjetit ishin fshehur  3 pako të mëdha të mbushura me lëndë narkotike, rreth 10 kilogramnë mariuanë.

Po në shashi, në disa dhoma të fshehta janë kostatuar 60 bombula me nga 14 litra secila të mbushura me gaz të markës R 22, që shërben për motoirrët frigoriferik dhe kondicionerët , që është i ndaluar të hyjë në vendet e Bashkimit Europian.

Këto bombula do kontrabandoheshin në Athinë nëpërmjet pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës.
 
Policia arrestoi drejtuesin e kamionit Kosta Dogjani, 61 vjeç, nga Tirana, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi