Klement Domeri, i datëlindjes 1983, është mbajtur nën vëzhgim deri në hyrje të pikës kufitare të Kakavijës ku është kontrolluar imtësisht automjeti i tij Golf 4 me targa SR 8087 B. Forcat e rendit arritën të zbulonin në gomën rezervë disa pako të mbështjellura me letër natriban brenda të cilave gjendej lënda narkotike. Falë vazhdimit të kontrollit është gjetur edhe një tjetër pako që ishte fshehur poshtë makinës.
Të gjitha pakot ishin të lyera nga jashtë me krem dhe parfum me qëllim eleminimin e erës për t’i shpëtuar nuhatjes së qenit antidrogë.
(im/shqiptarja.com)