KAKAVIJE- Policia kufitare e Kakavijës ka zbuluar një sasi lënde narkotike, Cannabis Sativa, teksa transportohej drejt Greqisë. Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës, bëri të ditur, se rreth orës 18:00, efektivët e kufirit, kanë dyshuar për një makinë me targa Greke, me targa YKY 1936, të cilën e kanë veçuar nga radha dhe e kanë kontrolluar imtësisht.
Siç është mësuar nga të njëjtat burime, gjatë kontrollit brenda dyerve të makinës tip "Volksëagen", janë gjetur katër pako me marijuanë.
Menjëherë në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, Jorgo Franko, 22 vjeç nga fshati Vrisera e Dropullit të Sipërm.
Në Kakavijë kanë mbërritur dhe një grup hetimor nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës dhe specialistët e sektorit kundër narkotikëve.
Ndërsa mësohet se burimi i drogës është fshati Lazarat.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com