GJIROKASTËR - Tetë afganë janë ndaluar nga policia kufitare në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.
Gazetari i Report Tv, Piro Nase, raporton se Policia Kufitare e Kakavijës së bashku me doganën e Kakavijës dhe forcat e FRONTEX kanë kapur tetë shtetasit afganë të cilët kishin kipur në trajlerin e një mauneje e cila vinte nga Greqia, e mbushur me portokalle. Gjithë udhëtimnin afganët e kanë kaluar duke ngrënë portokalle, ku për dy prej tyre ishin krijuar edhe probleme shëndetësore, të diaresë.
Shoferi i kamionit është një 21-vjeçar nga Mali i Zi me inicialet B.R. Ai ka dëshmuar se nuk kishte dijeni që në trajlerin mbushur me portokalle të ishin edhe emigrantët e paligjshëm.
Kamioni është bllokuar ndërsa shoferi malazez po merret në pyetje nga autoritetet. Ndërkohë mësohet se afganët po marrin trajtim shëndetësor dhe me ushqime, ndërsa do të deportohen në Greqi.