Kjo foto i është bërë dy qenve Kala e Keira pak orë përpara ekzekutimit të tyre, pasi asnjë familje nuk ka kërkuar adoptimin e tyre. Ato gjenden pas hekurave dhe në këtë foto të realizuar në një strehë për qentë në Georgji nga një vullnetare në këtë vend, duket sikur janë duke u përqafuar dhe duke i dhënë kurajo njëra-tjetrës.
Fotoja është shpërndarë menjëherë në rrjete sociale dhe është bërë një nga më të kilikuarat. Shkak për këtë është bërë edhe shkrimi krahas fotos: “ Unë jam Kala dhe kjo është Keira. Kemi frikë. Vullnetarët që punojë këtu ka kanë thënë që kjo mund të jetë dita jonë e fundit.
Kemi nevojë që dikush të na adoptojë ose do të jemi në të radhës për tu ekzekutuar. Kjo pranë meje është Keira dhe më thotë se duhet të jem kurajoze dhe se gjithçka do të shkojë mirë, por nuk e di nëse do të jem e tillë”,-shkruhej krahas fotos.
Kaq ka mjaftuar që kjo foto të shpërndahet në të gjithë rrjetet sociale dhe njëkohësisht të shndërrohet edhe në shpëtimin e tyre . Kala dhe Keira arritën të birësohen dhe të kenë dikë që kujdeset për to.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com