Bashkia e Kukësit i është drejtuar vlerave të saj kulturore dhe historike në funksion të trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit turistik të zonës.Ne bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë, ka nisur një projekt për risjelljen në një formë të vlefshme të Kalasë dhe Qytezës Antike të Pecës,e cila shtrihet në 12 mijë metra katrorë.
“Është një kala me një histori shumë të vjetër, që përgjithsisht edhe vetë e kuksianët thjesht e kanë bërë si një kodër, por ne duhet t’u tregojmë të gjithëve se këtu ka një trashëgimi kulturore shumë të pasur me një investim 4 vjeçar, por me shumë modeste. Kemi operuar edhe me ambasadorë të huaj, po shikojmë për gjetjen e mundësisë për të bërë rrugën që të sjell këtu”, u shpreh kreu i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu.
Drejtor i Institutit të Arkeologjisë, Luan Perzhita i cili kryeson këtë projekt të Bashkisë Kukës thotë se Kalaja e Pecës ka vlera të jashtëzakonshme për sa i takon origjinës dhe emrit të vjetër të vetë qytetit të Kukësit .Sipas Përzhitës, është një shembull i rëndësishëm vlerash që identifikon qytetërimet e hershme e me kulminacion Perandorinë e Justinianit, i cili ndërtoi edhe një kishë brenda Kalasë së Pecës.
“Falë një bashkëpunimi që ka Instituti i Arkelogjisë me Bashkinë e Kukësit, unë do të falenderoja përzemërsisht këtë nismë kaq të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të një bashkie siç është Bashkia e Kukësit, e cila interesohet për çështjet e monumenteve të kulturës dhe natyrisht është një përgjegjësi e madhe e Institutit të Arkeologjisë për të realizuar të gjithë ato çështje dhe pika që bëjnë rijetëzimin e qytezës dardane të Pecës”, theksoi drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Luan Përzhita.
Projekti per rivitalizimin e Kalase dhe Qytezes Antike te Peces do te përfshijne rindërtimin e mureve rrethuese,atë të kishës,kullën e vrojtimit, si dhe rrugën që të çon tek ky ansambël i trashëgimnisë kulturore e historike. Kalaja e Pecës ndodhet pranë lumit Drin i Bardhë,në një pikë strategjike e që sot rrethohet nga liqeni i Fierzës.
Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.7%
-
Keq
39.8%
-
Nuk e di
16.5%
Vota total: 2038
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OBSH për Evropën: Vaksinimi shpëtoi 2 milionë persona nga vdekja prej COVID
10 Gusht, 16:43
-
Gafa e Shkëlzenit që pranon: Emri im u përdor për të trembur dhe për të mbështetur biznese e trafikantë armësh
10 Gusht, 16:27
-
Kategoria e Parë nis më 24 gusht, zbardhet kalendari i javës së parë! Spikat Kukësi - Erzeni, Flamurtari në Vlorë
10 Gusht, 16:22
-
Koncert në Tiranë, këngëtari amerikan elektrizon skenën! Jason Derulo mbush me të rinj stadiumin 'Selman Stërmasi'
10 Gusht, 16:09
-
Rrahën me shufra hekuri 28-vjeçarin dhe e lanë të gjakosur në rrugë, 4 të arrestuar në Itali, mes tyre dhe një shqiptar
10 Gusht, 15:56
-
Harrohet poeti disident Havzi Nela! Në 36-vjetorin e vdekjes, bashkëshortja e vetme kërkon drejtësi: Të dënohen xhelatët e diktaturës
10 Gusht, 15:52
-
Brazili heton shkaqet e rrëzimit të avionit me 62 persona në bord, nis largimi i trupave
10 Gusht, 15:45
-
Vdes në spital i dënuari për abuzim me të mitura! Në burg prej vitit 2001, nuk kishte kontakte me familjen (Emri)
10 Gusht, 15:43
-
Çudit Arteta, punëson hajdutë për të vjedhur lojtarët e tij
10 Gusht, 15:42
-
Pesë vite pas termetit, 56 familje në Lezhë janë ende pa strehë! Kryebashkiaku i Lezhës: Qeveria ka bllokuar fondet e Rindërtimit
10 Gusht, 15:38
-
Kush është shqiptari Armando Pacani, i arrestuar në Dubai për trafik kokaine nga Brazili? I kamufluar si CEO i një kompanie, në SkyEcc ishte ‘Albanes’, ‘Forbes’ dhe ‘GlobeI'
10 Gusht, 15:27
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19