Kalaja e re e Elbasanit katandiset
në një pellg pisllëqesh
Kalja e re, e zbuluar dy muaj më parë në sheshin e Namazgjasë në qendër të Elbasanit, është kthyer në një vendgrumbullim të mbetjeve urbane.
ELBASAN - Kthehet në një vendgrumbullim mbetjesh urbane kalaja e re e qytetit të Elbasanit.
Ndërprerja e gërmimeve arkeologjike nga mosmarrëveshjet mes bashkisë dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës e lanë atë në mëshirë të fatit, ndërsa qytetarët e cilësojnë këtë fakt një situatë të papranueshme.
Kalja e re, e zbuluar dy muaj më parë në sheshin e Namazgjasë në qendër të Elbasanit, është kthyer në një vendgrumbullim të mbetjeve urbane dhe një pellg me ujë ndotur.
Përplasa midis bashkisë dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës ka bërë që punimet të ndërpriten dhe kalaja e re të mbulohet nga mbeturinat, siç duket edhe nga pamjet.
Plehrat gjenden kudo, duke lënë një shije aspak të mirë për turistët. Qytetarët e cilësojnë këtë një situatë të papranueshme, pasi kalaja e re nuk është një vlerë, që i shtohet qytetit të Elbasanit dhe ajo nuk po mirëmbahet nga askush.
Problematikë tjetër që paraqitet me zbulimin e kalasë së dytë në Elbasan është edhe ndërprjerja e punimeve për rikonstruktimin e rrugës, “Thoma Kalefi”, e cila ka mbetur e pezulluar për shkak të zbulimit të kalasë.
Bashkia e Elbasanit po pret një vendim nga Instituti i Monumenteve të Kulturës për vazhdimin e punimeve dhe, derisa ky vendim të zbardhet, qytetarët do të përballen përditë me infrastrukturën e dëmtuar të rrugës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.9%
-
Jo
19.2%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 2371
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita e muzeve, art në ndërtesat historike të Shkodrës (VIDEO)
18 Maj, 22:50
-
Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll
18 Maj, 22:20
-
Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi
18 Maj, 22:12
-
Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale
18 Maj, 21:44
-
Populli im nuk është as homofob, as racist!
18 Maj, 21:39
-
Ish-drejtuesi i lartë i 'OpenAI': Kompania nuk ka përparësi sigurinë! Prodhimi i pajisjeve më të zgjuara se njeriu, përpjekje e rrezikshme
18 Maj, 21:27
-
Ylli Pata: 'Diversiteti' - Teza e Agron Gjekmarkajt, si tendë për ballkonin e Berishës
18 Maj, 21:12
-
Fabrizio Bosso sjell në Tiranë koncertin 'We Wonder', homazh për muzikantin Stevie Wonder
18 Maj, 21:06
-
Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet në Ukrainë
18 Maj, 20:59
-
Benefitet e Yoga-s, Klodian Murati: Është mënyrë jetesë më shumë se stërvitje e trupit
18 Maj, 20:39
-
A jemi të gjithë të informuar kur duam të bëjmë ndërhyrje estetike? Me 25 maj në Shqipëri do të jenë kirurgët më të mirë në botë
18 Maj, 20:33
-
Mero Baze: Bashkim në perversitet!
18 Maj, 20:24